
Ulja e shifrave ditore të të infektuarve dhe rasteve të rënda me Covid ka sjellë rënien e shtrimeve në spital të pacientëve me koronavirus dhe për këtë arsye spitali Covid 4 është drejt zbrazjes.
Burime për A2 bëjnë me dije se ditët e fundit shtrimet në këtë spital kanë qenë shumë të vogla dhe për këtë arsye autoritetet po mendojnë pezullimin e punës, por që gatishmëria do të vijojë të jetë e lartë nëse situata do të pësojë një përkeqësim të situatës.
Gjatë muajve të dimrit, autoritetet spitalore dhe ekspertët vendosën të hapin dhe 3 spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me Covid, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. (A2 Televizion)