
Ferdinand Gjana, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh në “Absolut 4” se “Open Balkan” është një “nismë që mund të sjellë shumë gjëra pozitive”.
“Një nga arsyet e lindjes së kësaj nisme është që të zgjohet Bashkimi Europian, të mos qëndrojë më indifferent”, nënvizoi Gjana.
“U bë dekada që nga vendet e Ballkanit po ikin shumë njerëz dhe çdo vit që vonohet integrimi, do të jetë më e vështirë për shoqëritë tona që të hyjnë në BE”, shtoi Gjana.
“Maqedonia e Veriut kaloi në një proces mjaft të vështirë lidhur me emrin dhe Brukseli duhet t’i vërë gishtin kokës. Ne nuk bëhemi dot një vend si Turqia, jemi vend i vogël. Unë si qytetar dua që vendi im të jetë pjesë e BE-së dhe të ketë standardet e atyre vendeve”, tha më tej Ferdinand Gjana. (A2 Televizion)