Federer dhe Nadal japin spektakël në Uimbëlldon, zvicerani kalon në finale

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 20:55 | Sporte të tjera

Gjysmëfinale spektakolare në Uimbëlldon mes Roger Federer dhe Rafa Nadal.

Zvicerani fitoi në 4 sete ndaj spanjollit, në një ndeshje që zgjati 3 orë e 5 minuta.

6-7, 6-1, 3-6 dhe 4-6 rezultati i takimit të shumëpritur, që përfundoi me hakmarrjen e zviceranit, i cili ishte mundur në gjysmëfinalen e Roland Garros nga Nadal përpara disa muajsh.

Tashmë, në finalen e madhe, Roger Federer do të ndeshet me Novak Djokovic, i cili nga ana e tij mposhti spanjollin Roberto Bautista-Agut 3-1 me sete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos