Një Bugatti për fëmijë që kushton 35 mijë dollarë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2020, 20:39 | Fotolajme

Bugatti ka nxjerrë në treg një makinë elektrike për fëmijë që kushton plot 35 000 dollarë.

Makina quhet Bugatti Baby II dhe është një risjellje e makinës Bugatti Baby e rreth 100 viteve më parë.

Në vitin 1926, Ettore Bugatti donte të bënte një makinë për djalin e tij më të vogël dhe krijoi një imitim të Bugatti Type 35, një makinë shumë e famshme garash e asaj kohe.

Bugatti Baby II është për fëmijët e moshës 12-14 vjeç dhe shpejtësia maksimale e tij është 47 km/h. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos