Princi William dhe dukesha Kate kanë ndarë në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram një fotografi të vajzës së tyre Charlote teksa mban një flutur në duar.
Vogëlushja duket e veshur me rroba të thjeshta, ndërsa shikimin e ka fokusuar mbi fluturën shumëngjyrëshe.
Fotoja është realizuar nga dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ndërsa bie në sy fusha me levandër pas princeshës.
Siç shkruajnë vetë dukët, këto imazhe janë ndarë për të inkurajuar njerëzit të bëhen pjesë e iniciativës “Numërimi i Madh i Fluturave”. (A2 Televizion)