
Edhe pse Shkëndija ka dominuar kampionatin, certifikimi final mbetet një kënaqësi në vete për Shkëndijën, që me fitoren e sotme ndaj Rabotniçkit shpallet kampion i sezonit 2018/2019 i kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarëve i ka mjaftuar një gol i Ennur Totre për të arritur kuotën e 72 pikëve, e paarritshme nga rivalët e Vardarit, dhe për të festuar një tjetër triumf. (A2 Televizion)