Një javë para nisjes së Olimpiadës, 2 atletë të infektuar me koronavirus

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 11:32 | Sporte të tjera
Një javë para nisjes së Olimpiadës, 2 atletë të

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë raportuar rastet e para me koronavirus në mesin e atletëve në Fshatin Olimpik.

Dy atletë në Fshatin Olimpik dhe një tjetër që nuk po qëndron në këtë fshat, kanë dalë pozitivë me koronavirus, thanë organizatorët, duke mos dhënë detaje lidhur me atletët e infektuar.

Më pak se një javë para nisjes së Olimpiadës janë rritur shqetësimet se si organizatorët do ta menaxhojnë virusin pasi ka një fluks atletësh, staf mbështetës dhe personel tjetër që ka ardhur nga jashtë.

Ndërkohë që disa ditë më parë u mor dhe vendimi që Lojërat Olimpike do të mbahen pas spektatorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos