
Anglezët nuk e përtypën humbjen në finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë dhe menjëherë pas ndeshjes shpërthyen trazirat në stadiumin Wembley, aty ku ishte i pranishëm edhe piloti anglez i Formula 1, Lando Norris.
Pilotit të McLaren iu vodh një orë Richard Mille me vlerë 46 000 euro, kur po dilte nga stadiumi për të shkuar në makinën e tij McLaren GT.
Lajmin e konfirmoi ekipi i F1 me anë të një komunikate: “McLaren Racing konfirmon se Lando Norris u përfshi në një incident pas finales së Euro 2020 në Wembley dhe iu vodh ora që mbante në dorë. Piloti ynë nuk ka pësuar lëndime fizike, por është i shokuar nga ajo që ndodhi”. (A2 Televizion)