Një pasuri përrallorë, reperi amerikan shpallet personi me ngjyrë më i pasur

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 19:49 | Showbiz
Një pasuri përrallorë, reperi amerikan shpallet personi me

Me një pasuri përrallore prej 6.6 miliardë dollarësh, muzikanti i njohur Kanye West është shpallur së fundmi personi me ngjyrë më i pasur në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ndonëse fitimet nga muzika nuk janë të vogla për West, paratë e vërteta për të vijnë nga marka e suksesshme e veshjeve dhe atleteve Yeezy dhe kontratës së re me GAP

Sipas Business of Fashion, vetëm marka Yeezy vlerësohet në bursë 3.2-4.7 miliardë dollarë. Po ashtu të ardhurat nga muzika shkojnë mbi 120 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos