Një pikë mbijetese për Everton, Chelsea “rrëzohet” në fund

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 20:36 | Futboll
Një pikë mbijetese për Everton, Chelsea

Everton ka marrë një pikë me shumë rëndësi për mbijetesën në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Chelsea, ku barazoi me rezultatin 2-2.

“Blutë” e Londrës bën një hap fals në këtë ndeshje që do t’i afronte edhe më shumë me zonën europiane për sezonin e ardhshëm.

Ndonëse ishin superior përgjatë gjithë ndeshjes, djemtë e Potter humbën vigjilencën dhe shpërdoruan shumë përpara portës së miqve.

Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 53 me anë të Joa Felix. Në të 69 një përgjumje e vendasve solli barazimin momental për Everton me anë të Doucoure.

Në 76-ën Havertz shënoi nga 11 metërshi, por duket se asgjë nuk kishte përfunduar, pasi miqtë gjetën golin me Simms në minutën e 90 që vulosi dhe fatin e këtij takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos