Grumbullimi me Kombëtaren “ndez” Asanin, 3 gola në 72 minuta

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 08:38 | Futboll

Jasir Asani, ish-lojtari i Partizanit, i cili aktualisht luan në Korenë e Jugut, ishte një nga risitë e listës së Sylvinhos.

Kjo ftesë duket se e ka ndezur 27-vjeçarin, i cili ka realizuar 3 gola në fitoren e thellë, 5-0, të skuadrës së tij Gëangju FC ndaj Incheon.

Pas 4 javëve të para të luajtur në Korenë e Jugut, Asani e sheh veten në krye të listës së golashënuesve me 4 realizime. Tashmë pritet për t’u parë nëse trajneri Sylvinho do të vendosë t’i japë minuta aktivizimi sulmuesit ndaj Polonisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=uS1bZnr_b7U
https://a2news.com/2023/03/17/ndeshja-ndaj-polonise-sylvinho-shpall-listen-e-kombetares/

A2 CNN Livestream

Latest Videos