Një shekull futboll, festë në Durrës, Teuta mbush 100 vjeç

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 11:32 | Futboll
Një shekull futboll, festë në Durrës, Teuta mbush 100

Ditë festive, 29 janari për klubin e futbollit Teuta. Durrsakët festojnë sot 100 vjetorin e themelimit.

“Një shekull histori, lavdi, pasion dhe trofe nën ngjyrat blu”- lexohet në një postim të klubit në rrjetet sociale që ndan me tifozët disa nga momentet më të rëndësishme të historisë 100-vjeçare të Teutës.

Bregdetarët arritën kulmin në vitin 1993 me shpalljen kampion ndërkohë që e kanë mbyllur kampionatin në gjashtë sezone, si skuadra e dytë më e mirë.

Pikërisht sot, skuadra e Edi Martinit do të festojë në mënyrën më të mirë këtë përvjetor në rast fitoreje në përballjen derbi të Kupës kundër Erzenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos