Luhet 1/8 e Kupës, Superiorja përballë Kategorisë së Parë

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 07:44 | Futboll
Luhet 1/8 e Kupës, Superiorja përballë Kategorisë së

Nisin sot takimet për fazën e 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Krahas Vllaznisë dhe Flamurtarit që ndeshen së bashku, të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore luajnë në transfertë dhe do të kenë përballë ekipe nga Kategoria e Parë.

Kampionët e Partizanit udhëtojnë drejt Lezhës për tu përballur me Besëlidhjen. Bardheblutë e Tiranës sfidohen nga Kastrioti. Kukësi luan përballë Lushnjes ndërsa Skënderbeu përballë Besës së Kavajës.

Apolonia do të kërkojë të përfitojë nga situata e vështirë e Luftëtarit si dhe do të ketë gjithashtu edhe një derbi, si ai mes Erzenit dhe Teutës. Të gjitha duelet e Kupës nisin prej orës 14:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos