Milan spektakolar në Kupë, kalon turin dhe gjen në gjysmëfinale Juventus

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 07:51 | Futboll
Milan spektakolar në Kupë, kalon turin dhe gjen në

Milan dhuroi spektakël për të mbërritur në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Me ardhjen e Zlatan Ibrahimoviç, skuadra e trajnerit Pioli ka një tjetër fytyrë, ndërsa ka arritur në 5 fitore radhazi duke e mbyllur muajin janar në mënyrë perfekte.

Kuqezinjtë mposhtën Torinon pas kohës shtesë me rezultatin 4-2. Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu ishte heroi i Milanit teksa barazoi rezulatin në minutën e 93 si dhe kaloi “Djallin” sërish në avantazh gjatë shtesës.

Tek goli mbërriti edhe Zlatan Ibrahimoviç që pas tentativash të shumta në fundin e ndeshjes, arriti të lerë gjurmë duke vulosur fitoren 4-2. Në gjysmëfinale, Milanin e presin e kampionët e Italisë, Juventus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos