Një tjetër Maradona dëshiron të “mbretërojë” në Napoli, vëllai tenton karrierën politike

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 14:44 | Lifestyle

Diego Armando Maradona ka qenë padyshim një mbret në Napoli, aq sa pak orë pas vdekjes të mitit të futbollit botëror, kësh9ili bashkiak i qytetit jugor italian vendosi unanimisht t’i ndryshonte stadiumit San Paolo emrin, që nga ajo ditë ka atë të argjentinasit magjik.

Por tani vëllai i tij, Hugo Maradona, futbollist edhe ai por pa talentin e Diegos, tenton të bëhet i njohur në Napoli, por jo në fushën e blertë.

Hugo Maradona, djathtas, takon përfaqësuesit e listës "Napoli Capitale"

Argjentinasi, që banon prej vitesh në Itali por nuk ka marrë ende nënshtetësinë , synon të kandidojë në zgjedhjet administrative të ardhshme, si emri i parë i listës “Napoli Capitale”, që mbështet kandidatin e djathtë në postin e kryebashkiakut.

Sipas kreut të listës, Enzo RIvellini, Hugo Maradona kandidon jo për të përfituar nga mbiemri i njohur dhe i adhuruar në qytet, por “për të ndihmuar të rinjtë napoletanë brenda institucioneve”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos