Fushata kundër objekteve të kultit, kishat, xhamitë e teqetë që “u zhdukën” gjatë komunizmit

Nga Luela Myftari
2 Nëntor 2026, 19:46 | Kulturë

66 kisha, 10 xhami, 1 teqe, 19 rrënoja dhe të tjerat shpella. Mbetën vetëm 294 objekte të kultit pas shkatërrimit ose shndërrimit të tyre në ambiente të tjera, duke mos shërbyer më për të shënjuar lidhjen e individit me besimin fetar gjatë komunizmit. Studiuesit raportojnë se, sipas të dhënave, 2169 objekte të tjera u zhdukën.

Por pse shpëtuan pikërisht këto? Studiuesi tregon se pushteti totalitar i përzgjodhi për shkak të pesë tipareve që kishin lidhje edhe me artin dhe arkitekturën.

Studiuesit janë bërë bashkë në një konferencë të thirrur nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, i cili këtë herë e ka vënë theksin te tjetërsimi ideologjik përmes arkitekturës, nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Në tryezën e diskutimit ligjëruan profesorë të arkitekturës dhe urbanistë, të cilët rrëfyen jo vetëm shkatërrimin e objekteve, por edhe modelin socialist në arkitekturë apo ideologjinë e tjetërsimit të vendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos