"Dallgë e vështirë për PS-në”, Koçi flet për përplasjen Rama-Veliaj: Ja dëmi më i madh që shkakton    

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 20:17 | Politikë

Politikani Petro Koçi ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Duke përdorur një metaforën e detit për të përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste, Koçi e cilësoi përplasjen si një dallgë të fortë, që vështirëson lëvizjen e anijes, por që sipas tij nuk rrezikon ta rrëzojë atë. 

Ai theksoi se dëmi më i madh nuk prek njërën apo tjetrën palë, por Partinë Socialiste në tërësi, veçanërisht në aspektin moral dhe në raportin me mbështetësit e saj.

“Bëhet fjalë për një situatë ku ka dallgë, ku anija e ka të vështirë për të manovruar, për të ecur në itinerarin e vet, është një përplasje serioze. Dëmi më i madh është në tërësinë e vet, se sa një dëm që prek njërën apo tjetrën palë. Nuk mendoj se është një dallgë që mund ta rrëzojë anijen, por është një dallgë e vështirë, në kuptimin e impaktit moral që krijon me detin e njerëzve. Me detin e atyre që e duan PS-në dhe që shpresojnë te ajo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos