Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 19:40 | Bota

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130

Kompanitë amerikane të naftës kanë përfituar më shumë se 130 miliardë dollarë fitime gjatë luftës kundër Iranit, ndërsa konsumatorët përballen me çmime shumë më të larta për produktet bazë. Kjo ndodh në një kohë kur ekzistojnë shqetësime se presidenti amerikan Donald Trump mund të rifillojë luftimet pas zgjedhjeve të mesmandatit.

Vlerësimi i publikuar nga gazeta “The New York Times” bazohet në ecurinë financiare të 51 kompanive të mëdha amerikane të naftës dhe gazit gjatë periudhës gjashtëmujore, nga prilli deri në shtator.

Në të kundërt, gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2025, kur çmimet e naftës ishin më të ulëta, përpara nisjes së luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, këto kompani regjistruan së bashku më pak se 47 miliardë dollarë fitime.

Por këto fitime vijnë në një kohë kur rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi konsumatorët.

Sipas një analize të Laboratorit për Zgjidhjet Klimatike në Universitetin Brown, amerikanët kanë shpenzuar 150 miliardë dollarë më shumë për benzinë dhe naftë që nga fillimi i luftës kundër Iranit, më 28 shkurt. Kjo shumë përkthehet në më shumë se 1,150 dollarë shpenzime shtesë për çdo familje.

Ky kontrast ka nxitur një debat politik mbi atë se kush përfiton dhe kush paguan çmimin e luftës. Duke iu përgjigjur Trumpit, kongresmeni demokrat Jim McGovern shkroi në rrjetin social X: “Ne nuk po bëjmë një ‘pasuri të çmendur’, por po PAGUAJMË një ‘pasuri të çmendur’.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos