
Një pacient i infektuar me koronavirus raportohet se është hedhur mbrëmjen e së mërkurës nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Pacienti 65-vjeçar me inicialet H.M. kishte disa ditë i shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ishte i intubuar.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet që çuan të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe më 13 gusht në të njëjtin spital ku një 29-vjeçar u hodh po nga kati i katërt i spitalit dhe ndërroi jetë. (A2 Televizion)