
Një furgon me pasagjerë është aksidentuar pasditen e së hënës në aksin rrugor Shkodër-Theth, ku për pasojë raportohet të jenë lënduar rëndë 7 pasagjerë.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja raportohet se furgoni me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe në afërsi të Bogës.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(A2 Televizion)