Një tjetër shqiptar drejt Serie A, Bologna dhe Atalanta të interesuara

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 14:11 | Futboll
Një tjetër shqiptar drejt Serie A, Bologna dhe Atalanta të

Një tjetër futbollist shqiptar duket se do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin italian. Është fjala për mbrojtësin e kombëtares Ardjan Ismajli, i cili ka zhvilluar paraqitje të niveleve të larta, jo vetëm me skuadrën kroate të Hajdukut, por edhe me kuqezinjtë e Reja-s.

Mediat kroate kanë shkruar se Bolonja dhe Atalanta janë interesuar së fundmi për futbollistin, duke dërguar edhe agjentë në stadiume për ta parë 23-vjeçarin në aksion.

Sipas mediave kroate, është Reja ai që e ka rekomanduar futbollistin te dy skuadra të drejtuara më parë nga ai.

Kontrata e Ismajlit me Hajdukun mbyllet në verën e vitit 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos