
Ngjarje e pabesueshme në Peru, aty ku gjatë një ndeshje futbolli, fusha u shndërrua në arenë lufte.
Lojtarët dhe tifozët e skuadrës që po humbte, mësynë në fushë, duke sulmuar arbitrat dhe futbollistët e ekipit kundërshtar. Ekipi i Deportivo Garsilaso u eliminua nga Kupa, pas barazimit në ndeshjen e kthimit.
Sapo përfundoi loja, futbollistët, stafi teknik dhe një grup tifozësh u vërsulën në fushë, duke goditur me grushte dhe shkelma gjyqtarët e takimit dhe lojtarët rivalë.
Prej situatës së tensionuar, viktimat e agresionit u detyruan të largoheshin nga fusha me mjete që përdoren për të transportuar kuaj. (A2 Televizion)