
Vetëm një muaj nga zyrtarizimi në krye të stolit të Dinamos, trajneri italian Mauro Manzoni ka hequr dorë nga drejtimi i skuadrës.
Manzoni u vendos në krye në ‘bluve’ në fillimin e muajit tetor ndërsa debutoi në stol në ndeshjen ndaj Erzenit të përfunduar me humbje. Prej marrjes së drejtimit nga ana e tij, Dinamo vijoji me ecurinë negative duke regjistruar 4 humbje.
Sipas klubit, trajneri u largua për arsye familjare, por fakti është se gjatë qëndrimit të tij u krijuan përplasje me senatorët e skuadrës, dhe kjo u pa në ndeshjen efundit, ku Manzoni nuk përfshiu në skuadër kapitenin Sefa. Dinamo, e cila militon në Kategorinë e Parë renditet e fundit pas 8 javësh, me vetëm 1 pikë. (A2 Televizion)