Pas javësh me temperatura disa gradë nën zero, Ujëvara e Niagarës është mbuluar pjesërisht nga bora. E gjithë skena, e shoqëruar edhe nga një ylber në horizont, e ka bërë pikën e famshme turistike vendin ideal për të realizuar foto magjike. Kur temperaturat janë tepër të ulëta, edhe në lumenj të rrëmbyer formohen kristale akulli, shpjegon për CNN shkencëtari Walt Meier. Këto kristale të vogla fillojnë të bashkohen duke formuar copëza bore që ngadalësojnë rrjedhjen dhe prodhojnë një vepër arti, edhe pse të përkohshme. (A2 Televizion)
Një “vepër arti” në Ujëvarën e Niagarës
