Një viktimë dhe 5 të plagosur në qendër të Lushnjes

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 22:59 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Lushnjes.

Rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Bledar Muça, i dyshuar si i përfshirë më herët në dy ngjarje kriminale.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos