
Policia e Pogradecit goditi një tjetër rast të transportit të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta.
Ka qenë efektivët në një nga postblloqet në hyrje të qytetit që gjatë kontrollit të një kamioni kanë konstatuar 56 emigrantë të fshehur.
Sipas informacioneve, kamioni është me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi i tij S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, është arrestuar nga policia.
Bëhet me dije se ai ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale të dhënies të ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë përfshirë në këtë aktivitet. (A2 Televizion)