Përmbyset makina në Vlorë, disa të lënduar

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 20:26 | Kronikë
Përmbyset makina në Vlorë, disa të lënduar

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, mbrëmjen e sotme.

Një makinë është përmbysur, duke shkaktuar disa të lënduar.

Dy ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos