
Një vit më parë Kina njoftoi vdekjen e parë nga Covid-19. Që nga ajo kohë, virusi ka vrarë 1 936 898 njerëz në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa të infektuarit mbi 90 milionë e 400 mijë.
Më 11 janar 2020, vdekja u njoftua në lidhje me rastet e pneumonisë virale të regjistruara në fillim të dhjetorit nga shpërthimi i identifikuar në Wuhan, Hubei.
Televizioni shtetëror CCTV pas rezultateve të analizave të shkencëtarëve kinezë, arriti në përfundimin se shkaku i pneumonisë virale i atribuohej paraprakisht një lloji të ri të koronavirusit nga e njëjta familje si Sars.
Aktualisht, në Kinë janë regjistruar 4792 viktima dhe 96 824 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins (A2 Televizion)