Njihuni me “Barbie”-n nga Brazili dhe shtëpinë e saj totalisht rozë

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 19:46 | Lifestyle

Bruna Carolina Peres është një grua braziliane e cila në rrjetet sociale njihet si “Barbie”.

Me më shumë se 20 milionë ndjekës në TikTok dhe 451 000 në Instagram, bukuroshja sapo është shpërngulur në shtëpinë e saj të ëndrrave, që sigurisht është e gjitha në ngjyrë rozë.

Bruna Barbie, e cila jeton në Parana të Brazilit, thotë se e ka marrë frymëzimin për stilin e saj të jetës nga filma si “Legally Blonde” dhe “Mean Girls”.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Barbie. Që kur isha fëmijë, e kam parë dhe admiruar. Kur hyra në adoleshencë, vendosa të kopjoj stilin e kukullës. Kështu u bëra e famshme”, tregon Bruna Barbie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos