Njihuni me jahtin luksoz “fluturues”

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 17:24 | Lifestyle

Një jaht luksoz, rreth 75 metra i gjatë, jo vetëm që do të navigojë, por edhe do të “fluturojë” mbi det.

Me një çmim rreth 90 milionë dollarë, Plectrum, i krijuar nga italianët e Lazzarini Design Studio, aktualisht është vetëm një koncept, por nëse bëhet realitet, do të jetë aq i lehtë (për shkak se është ndërtuar me fibra karboni) saqë do të ngrihet mbi ujë me një shpejtësi mbi 130 km/h.

Jahti ka 6 kabina për miqtë, pishinë, helipad, garazh për makinat dhe garazh për mjetet e ujit.

Ende nuk ka një datë për prezantimin e Plectrum apo daljen e tij në treg. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=JsVkJ-DRPBA

A2 CNN Livestream

Latest Videos