Noka: Vetëdorëzim qesharak, Balili u sigurua që pronat e tij nuk do të preken

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 10:11 | Kronikë
Noka: Vetëdorëzim qesharak, Balili u sigurua që pronat e tij nuk

Ish ministri i Brendshëm dhe eksponent i shquar i Partisë Demokratike Flamur Noka komentoi sot në A2 lajmin e bujshëm të atë që qeveria cilëson si arrestimin e Kelmend Balilit, i shumë akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Për Nokën, termi arrestim nuk është ai i duhuri, kur “është dukshëm një vetëdorëzim”.

“Krimineli Balili i vuri kushte shtetit, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka ndenjur në Delvinë dhe Sarandë”, deklaroi deputeti i Pd-së.

Për Nokën sinjali më i papranueshëm në këtë pikë ishte që “në një shtet ligjor  krimineli të hypë në vendin e parë të makinës të drejtorit të policisë”, duke shtuar “por me një kryeministër karagjoz edhe kjo mund të ndodh”.

 Sipas tij, Balili ka qenë në Shqipëri për 2 vite me dijeninë e autoriteteve, sepse “ka dokumente komprometuese për PS. Ai u vetëdorëzua kur u sigurua që pronat e tij nuk do të preken, dhe kur erdhi dosja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos