“Janë gjetur paratë që kanë investuar socialistët në Bitcoin e Etherium”, Koka tregon çfarë kanë zbuluar amerikanët

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 21:39 | Politikë

“Mesazhi më i rëndësishëm në 36 vite që shënon fazën përfundimtare që do t’i japë goditjen regjimit të Edi Ramës”. Kështu e lexon gazetari Bledian Koka mesazhin e ambasadorit amerikan Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK dhe BKH-së. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se SHBA ka prova që mund të ndihmojë prokurorët në punë e tyre, ndërsa mesazhi kryesor sipas tij është për Edi Ramën.

“Është një nga dosjet më të rëndësishme që ka ardhur nga SHBA. Ne mësojmë që mungesa e vëmendjes që ka qenë deri më sot nga ambasada e SHBA për SPAK, është rikthyer si asnjëherë tjetër sot ambasadori i ri amerikan i garanton SPAK që Amerika ka prova që ata mund t’i ndihmojë në punën e tyre dhe ata e dinë shumë mirë se për kë janë provat. Mesazhi ngelet për Ramën”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas gazetarit, ambasadori ka sjellë edhe ekspert nga SHBA për të asisituar SPAK dhe për të gjurmuar krimin. Ai njoftoi se janë identifikuar paratë e krimit ekorrupsionit që janë krhyer në kriptomonedha.

“Shqetësimi është edhe për Ramën se nëse një vit më parë sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio në vend që të bënte një urim të zakonshëm për festat e nëntorit asokohe dërgoi një mesazh të vetëm ku iu drejtua shqiptarëve që të luftonte rimin e organizuar. Një vit më pas kemi këtë mesazh nga ambasadori Wendt, i cili ka bërë në një mbledhje me prokurorët, ku kishte sjellë një ekspert nga SHBA që do të asistojë SPAK për të gjurmuar krimin. Ky korrupsion është identifikuar. Paratë e këtij korrupsioni janë identifikuar. Mesazhet që këta kanë bërë me njëri tjetrin janë në cloudet  dhe janë identifikuar dhe paratë që janë kthyer në kriptomonedha dhe fluturojnë lart e poshtë në Bitcoin dhe Etherium që e kanë qejf këta të rilindjes dhe që nuk është e luhatshme. Një mesazh shumë i rëndësishëm në 36 vite që shënon fazën përfundimtare që do t’i japë goditjen regjimit të Edi Ramës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos