“Non grata poshtëron dibranët”, PD zbulon lidhjet e kandidatit të Dibrës të “Shtëpisë së Lirisë” me Ramën

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 14:50 | Politikë
“Non grata poshtëron dibranët”, PD zbulon lidhjet e

Partia Demokratike reagoi pas deklaratave të Sali Berishës nga Dibra, i cili ndër të tjera tha se Basha është i përfshirë në dosjen Toyota Yaris.

PD thekson se kandidatët e “shtëpisë së Ilirit”, nuk përfaqësojnë demokratët. “Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë. Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.

https://a2news.com/2022/02/13/berisha-basha-i-zhytur-koke-e-kembe-ne-ceshtjen-toyota/

Sipas PD, demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha dhe Meta. “Ata përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/13/basha-emiriana-sako-firmosi-tenderin-10-mln-euro-ia-ben-dhurate-kompanise-se-inceneratoreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos