Nëse në fillim ishte një ëndërr, tani duket se po merr formën e një objektivi shumë të rëndësishëm. Dy fitoret me Hungarinë kanë rritur sigurinë për të luftuar për kualifikim.
Nëse në fillim ishte një ëndërr, tani duket se po merr formën e një objektivi shumë të rëndësishëm. Dy fitoret me Hungarinë kanë rritur sigurinë për të luftuar për kualifikim Berisha 6.5 - Ndeshje e përkryer, me një siguri dhe vizion të qartë për të gjithë repartin difensiv. Ndërhyrjet shumë të sakta Gjimshiti 6.5 - Lider për repartin mbrojtës. Shumë i sigurtë në çdo lëvizje. Urojmë që të mos ketë dëmtim të rëndë Kumbulla 7 - Absolutisht një prej furbollistëve më të mirë të ndeshjes. E mbajti mbrojtjen lart dhe shumë i saktë më dublime Ismajli 6.5 - Ka dhënë shpirtin në lojë. Shumë i disiplinuar taktikisht dhe i fortë më veprimet një kundër një Veseli 6.5 - Përligji besimin e trajnerit dhe bëri që të mos ndihej mungesa e Gjimshitit. Një garanci më shumë për fitoren Gjasula 6.5 - Ardhja e tij më regji është gjithnjë garanci për veprimet e skuadrës si në fazën mbrojtëse dhe sulmuese Trashi 6.5 - Një mbrojtës i majtë që i kish munguar prej kohësh skuadrës. Luftarak dhe me një vizion në veprimet sulmuese Uzuni 6 - Është një sulmues shumë i fortë, dinak me kundërshtarin, por i mungon kualiteti në finalizim Broja 8 - Kombëtarja nuk ka parë pren kohësh një sulmues kaq potent, me shpejtësi, teknikë dhe shumë i saktë. Siguri e madhe për Shqipërinë Bare 7- Një gjenerator i skuadrës në të gjithë repartet. Vrapon, mbron, sulmon dhe dublon dhe shokët në raste të vështira Hysaj 6.5 - Një ndeshje me intesitet shumë të lartë. Nuk e humbi asnjëherë kundëeshtarin ndërsa në sulm ishte një armë më shumë Cikalleshi 6 - Një ndeshje e lodhshme për të, pasi harxhoi shumë energji duke e mbajtur peshën kryesore të skuadrës Cekici 5.5 - Ishte pak i izoluar në veprimet e tij, duke mos arritur të prodhojë shumë në fazën sulmuese gjatë pjesës së parë Gjasula 6.5 - Ardhja e tij më regji është gjithnjë garanci për veprimet e skuadrës si në fazën mbrojtëse dhe sulmuese Manaj 6.5 - Shumë siguri dhe potencë në pozicionin e tij. Një furbollist që ka krijuar shumë personalitet dhe Reja i merr gjithnjë maksimumin Reja 8 - Kishte lexuar mirë kundërhtarin dhe kishte dhe antidotin. Kish gjetur vendin e të gjithë futbollistëve, po aq i saktë edhe më zëvendësime
Një pjesë e parë shumë e kujdesshme, ndërsa në të dytën trajneri arriti që të krijonte epërsi psikologjike ndaj kundërshtari dhe besimi te reparti sulmuesit i dha formë lojës së skuadrës. Si rrallëherë skuadra arriti që ta përballonte kundërshtarin nga ana fizike. (A2 Televizion)