“Si do shkosh në Patos për të marrë votat?”, Blushi përplaset me deputetin e PS-së

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 21:54 | Politikë

Harta e re territoriale e kundërshtuar nga opozita, e cila u miratua dy ditë më parë në parlament me 85 vota pro të mazhorancës, ka ndezur debatin në studion e Terminal me Loneta Prognin ne A2 CNN mes sekretarit të PL-së Tedi Blushi dhe deputetit të PS-së, Klevis Jahja.

Blushi kërkoi nga deputeti socialist të dinte nëse u ka premtuar banorëve të Patosit, se do ta shkrinte bashkinë.

“A i ke premtuar votuesve të tu në Patos që do u shkrish bashkinë? E fshive Patosin nga harta”, tha Blushi.

Në përgjigje të tij, Jahja tha se bashkitë që do të përfshihen në njësi më të mëdha, do të ruajnë administratën dhe strukturat bazë, ndërsa ndryshimet do të prekin organizimin e qeverisjes vendore dhe përfaqësimin politik.

“Asnjë nga bashkitë të cilat bashkohen në bashki më të mëdha, patjetër që vazhdojnë administrata, godina, të gjitha funksionet të cilat ata kanë kryer përpara përveç në nivel planifikimi, zgjedhjeve të kryetarit të përfaqësimit nuk janë. Pra qyteti ruan identitetin dhe të gjithë strukturën bazë dhe përveç qytetit janë dhe njësitë administrative që asnjë nuk ik dhe kjo që flitet këtu që Patosi nuk do jetë më, ne kemi territor banorëve të Patosit", tha deputeti soacialist.

Ai argumentoi se gjatë dëgjesave publike qytetarët kishin ngritur shqetësime për furnizimin me ujë, rrugët, shërbimet dhe kapacitetet e bashkive, dhe jo për kufijtë territorialë.

“Në të gjitha dëgjesat që ne kemi kryer që nga momenti i komisionit, por edhe në vazhdimësi që ka bërë kryeministri në qarqe, asnjëherë nuk është folur në dëgjesa për kufij territorialë. Pretendimet nga qytetarë. Po të gjithë kanë thënë ujë, rruga, shërbimet, kapacitetet e bashkive dhe se si mund ne të përmirësojmë”.

Sipas deputetit socialist, reforma nuk lidhet vetëm me ndryshimin e hartës administrative, por edhe me rishikimin e kompetencave, funksioneve dhe financave të pushtetit vendor, me qëllim që bashkitë të kenë kapacitetet e nevojshme për të përmbushur detyrat e tyre.

“Nga analiza që kanë bërë ekspertët por edhe komisioni në të gjitha dëgjesa u vu re që një pjesë e funksioneve të cilat kanë aktualisht njësitë e qeverisë vendore, bashkitë nuk i kryejnë dot. Mesatarisht 15.8 mund të kryejnë nga 34 që kanë funksione buxhetore. Qëllimi i kësaj reforme nuk do të thotë vetëm harta, por pas fazës së parë, pas miratimit që u bë ditën e enjte, fillon faza e dytë e reformës që ka të bëjë pikërisht me kompetencat, funksionet, financat, pra që ato kompetenca që kanë aktualisht të mbështeten dhe financiarisht në mënyrë që të kryhen në lidhje me këtë proces. Çfarë kemi vuajtur ne deri tani? Në të gjitha bashkitë që janë 90 mijë banorë arrijnë të kryejnë 12.8 të funksioneve që ato kanë, funksioneve buxhetore që ato kanë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos