Noti i sinkronizuar është një përzierje e sportit, artit dhe talentit, që mahnit gjithmonë. Fotografi Brad Walls ka arritur që, përmes teknologjisë, të sjellë imazhe edhe më spektakolare. Duke përdorur një dron për të realizuar pozat e tij, Walls ka mundur të nxjerrë më të mirën e performancave të notareve. “Eksplorova me perspektivat që janë të pakapshme nga syri ynë”, thotë ai për CNN. “Kjo është edhe shprehja artistike e punës me dron.
Noti i sinkronizuar ka qenë pjesë e Lojërave Olimpike që prej vitit 1984. Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia janë vendet me më shumë medalje olimpike dhe dominojnë në këtë sport që prej fillimit të viteve 2000. (A2 Televizion)