Novak Djokovic rrëfehet për humbjen në finalen e madhe të Wimbledon-it

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 17:52 | Sporte të tjera
Novak Djokovic rrëfehet për humbjen në finalen e madhe të

Novak Djokovic tregon se nuk i është dashur shumë për të marrë veten nga humbja ndaj Carlos Alcaraz në finale e madhe të Wimbledon-it. Në një intervistë për mediat, ai shprehet se ka zgjedhur që të kalojë shumë kohë me familjen dhe kjo i ka ardhur në ndihmë, megjithatë thekson se ai ia ka dalë që të ringrihet, pasi nuk ka qenë humbja e parë për të në karrierë.

“Nuk ishte humbja ime e parë apo e fundit, kështu që ishte diçka që e kalova brenda një dite. Natyrisht që kisha nevojë për një shërim të mirë dhe për të kaluar kohë me familjen time. Dhe kjo është ajo që bëra. Padyshim që më vjen keq për mundësitë e humbura, isha një set përpara dhe kisha vendosur pikë në setin e dytë, kështu që u ndjeva afër titullit. 
 
Ishte një ndeshje e ngushtë, por ai e meritoi sepse luajti më mirë në momentet vendimtare, siç e thashë pas ndeshjes. Më duhet të eci përpara dhe të rigrihem, të gjej motivimin për atë që do të vijë dhe sfidat përpara, prandaj jam këtu”, tha Djokovic.

Në finale e madhe të Wimbledon-it në tenis, talenti 20-vjeçar spanjoll bëri mrekullinë, duke realizuar përmbysjen e madhe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/16/gjunjezohet-djokovic-tenisi-ka-nje-mbret-te-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos