Nuk deklaroi mbi 42 mijë euro në Rinas, procedohet 49-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 14:19 | Kronikë
Nuk deklaroi mbi 42 mijë euro në Rinas, procedohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi në kufi mbi 42 mijë euro.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje  kanë kaluar për kontroll të detajuar  bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit  të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur  dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., H. B., dhe E. N., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/28/sekuestrohen-33-mije-euro-ne-portin-e-durresit-dyshohet-se-ishin-fituar-nga-aktiviteti-kriminal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos