
Një 35-vjeçar nga Kavaja ka rënë në prangat e Policisë, pasi tentoi të fusë në portine Durrësit 33 000 euro të padeklaruara. Policia ka sekuestruar paratë të cilat dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale””, njofton Policia. (A2 Televizion)