
Një qytetar i Mariupolit në Ukrainë, i cili ka arritur të largohet nga qyteti i sulmuar rëndë nga forcat ruse, tregoi situatën në këtë zonë.
Oleksandr Bezimov, i cili aktualisht ndodhet në Lviv, bashkë me familjen e tij, u shpreh kështu për Reuters: “Dëgjon vetëm shpërthime, dëgjon gjithë natën avionët sipër kokës, dëgjon zhurmë gjatë gjithë kohës…”.
“Fillimisht, u shkatërruan periferitë e qytetit. Pastaj, kuptova që aty nuk kishte më asnjë zonë të sigurt”, shtoi refugjati.
Rreth 300 000 persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, aty ku është raportuar mëngjesin e sotëm edhe për një bombardim të një shkolle, ku strehoheshin rreth 400 persona. (A2 Televizion)