All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Balerini i Operas së Ukrainës vritet nga rusët

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 21:48 | Bota
All - Paragraf - 1

Artem Datsishin, një prej balerinëve kryesorë të Operas Kombëtare të Ukrainës, ka vdekur si pasojë e plumbave të marrë nga rusët muajin e kaluar. 43-vjeçari mbeti i plagosur më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit.

“Nuk mund ta shpreh dhumbjen që kam në zemër”, shkroi në Facebook, mikja e tij Tatiana Borovik.

All - Paragraf - 3

Datsishin është personazhi i radhës nga bota e artit dhe kulturës në Ukrainë që mbetet viktimë e konfliktit. Aktorja Oksana Shvets, 67 vjeç, u vra pas një sulmi me raketa në Kiev, sipas mediave lokale. Ajo ishte veterane e skenës dhe ekranit dhe një prej artisteve me më shumë vlerësime në Ukrainë.

Ndërsa të dielën e kaluar, aktori Pasha Lee, që dublonte edhe shumë filma të famshëm ndërkombëtarë, u vra në periferi të Kievit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos