Nuk ka fitues në ndeshjen Manchester City-Tottenham, VAR iu mohon golin “Qytetarëve”

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 20:54 | Futboll
Nuk ka fitues në ndeshjen Manchester City-Tottenham, VAR iu mohon golin

Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja mes Manchester City dhe Tottenham, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit anglez të futbollit.

Skuadra e City tregoi një dominim në pjesën e parë të ndeshjes duke shënuar e para me anë të Sterling në minutën e 20 të takimit. Ky avantazh i vendasve nuk zgjati pasi një gol i Lamela barazoi rezultatin. “Qytetarët” shënuan sërish me sulmuesin Aguero në minutën e 35 duke e mbyllur 2-1 pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Tottenham shfrytëzoi një mundësi mjaft të mirë që në minutat e para duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të të sapofuturit në lojë Lucas Moura.

City tentoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e fitores dhe e gjeti atë në minutat shtesë, por ky gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos