
Gjykata e Posaçme i dha fund shqyrtimit gjyqësor ndaj 11 të bashkëpandehurve të kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe caktoi datën 25 nëntor, ora 15:30 për shpalljen e vendimin përfundimtar.
Të pandehurit e kësaj çështjeje po gjykohen të veçuar nga kryebashkiaku, me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Mes tyre janë edhe biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, për të cilët SPAK kërkoi në pretencë kërkoi përkatësisht 4 vjet e 8 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë.
Në të njëjtën dosje është e pandehur edhe Adela Kondakçi, për të cilën SPAK kërkoi përjashtim nga dënimi për shkak të bashkëpunimit të dhënë gjatë hetimit të çështjes. (A2 Televizion)