"Dorëzoni Radoiçiçin", Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin

Nga Leonora Kolukaj
10 Nëntor 2026, 19:20 | Aktualitet

"Dorëzoni Radoiçiçin", Kurti: Udhëheqja e re e

Kryeministri Albin Kurti shprehet se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI:  Kosova është shtet i pavarur. Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një bashkëbisedimi që pati me studentët në Paris.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se ky proces duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiçit, të cilin e cilësoi si arkitektin kryesor të sulmit ku mbeti i vrarë togeri Afrim Bunjaku.

“Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete”, ka thënë Kurti para studentëve.

Ai shtoi se Serbia duhet ta braktisë fushatën kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë, sipas tij, instrumentalizimin e kundërshtimit të Rusisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos