Nuk ka liri për autorin e masakrës në Norvegji

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 18:27 | Bota
Nuk ka liri për autorin e masakrës në Norvegji

Do të vijojë të qëndrojë në burg neonazisti Spander Breivik, autori i masakrës së Utojës në Norvegji.

Në këtë mënyrë drejtësia norvegjeze hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirimin vrasësit të 77 personave më 2011, i cili u dënua një vit më vonë me 21 vjet burg.

Më 22 korrik 2011, Breivik shpërtheu një autobombë para selisë së qeverisë në Oslo, duke vrarë 8 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Më pas, shkoi në ishullin e Utoja, ku vrau me armë zjarri 69 persona të tjerë, shumica të rinj të Partisë Laburiste, të cilët ishin mbledhur në kampingun veror.

Breivik u dënua me maksimumin e mundshëm, që është 21 vite burg, por me një klauzolë që rrallë përdoret në Norvegji, që lejon autoritetet që të mos e lirojnë nëse e konsiderojnë ende rrezik për shoqërinë.

Në vendimin e gjykatës shkruhet se autori nuk ka ndryshuar vizionin e tij për shoqërinë dhe ideologjia e tij mbetet e njëjtë. Sipas saj, Breivik nuk ka shprehur asnjë pendesë për krimin e rëndë që ka bërë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos