Aktivistë nga vende të ndryshme të botës, prej kohësh, janë bërë pjesë e një fushate për të nxjerrë nga kafazi pas 30-vjetësh gorillën më të vetmuar në botë.
Gorilla e quajtur Bua Noi qëndron në një kopsht zoologjik të vendosur në një qendër tregtare në Bangkok. Pjesë e fushatës për të ndihmuar gorillën janë bërë edhe këngëtarja Cher dhe aktorja Gillian Anderson.
Megjithatë, pavarësisht kësaj nisme globale, pronarët që zotërojnë gorillën i kanë rezistuar presionit, madje edhe qeverisë vendase, duke vijuar ta mbajnë Bua Noi në “burg”. Së fundmi, pronarët e kafshës janë hedhur në kundërsulm duke vendosur një shpërblim prej 2400 paundësh për ata që janë informacione që do të çonin në arrestimin e personave që kanë shkruar në muret e qendrës tregtare, "Free Bua Noi". (A2 Televizion)










