
“Nuk kam asnjë shpresë për Reformën Zgjedhore”. Kështu u shpreh analisti Mentor Kikia në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.
Kikia renditi arsyet pse është pesimist: “Jam i bindur pasi viti 2025 nuk është larg. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara, palët thanë se do të ulemi urgjent për Reformën Zgjedhore dhe deri tani nuk kemi asgjë. Gjithashtu, çështja e bashkëpunimit është më keq sesa keq, pasi është bashkëpunimi një herë mes opozitës dhe opozitës, pastaj ajo mes opozitës dhe mazhorancës. Do të shkojë deri në momentet e fundit, do të ndërhyjnë ndërkombëtarët duke i dhënë një copë letër që ta firmosin, e në fund disa do ta shkelin e do të vazhdojë e njëjta histori. Është një mekanizëm që na ka lodhur, nuk kemi bërë dot një sistem zgjedhor që të rezistojë dy procese zgjedhore rresht”. (A2 Televizion)