Nuk pranoi ndarjen, i prish shtëpinë me kamion ish të dashurës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 18:45 | Bota

Një shofer kamioni është shpallur fajtor nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi i prishi shtëpinë ish-të dashurës së tij, pasi nuk pranonte ndarjen prej saj.

34 vjeçari Derek Wellington e përplasi kamionin e tij të tonazhit të rëndë me ndërtesën ku banonte Sara Cassidy në East Kilbride, South Lanarkshire, duke e dëmtuar rëndë shtëpinë dhe rrezikuar në këtë mënyrë jetën 2 dy fëmijëve të 33 vjeçare.

Sipas burimeve, Derek shkaktoi një dëm prej 500 mijë euro në banesë dhe detyroi dhe 7 familje të tjera që të evakuoheshin.

Wellington u deklarua fajtor për një sërë akuzash, duke përfshirë sjelljen e qëllimshme dhe të pamatur që rrezikoi jetën e disa personave.

34-vjeçari ishte liruar me kusht pas disa muajve burg pas një incidenti të mëparshëm ku ai sulmoi të dashurën Sara Cassidy në një hotel në Edinburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos