
Xhudistet nga Kosova vijojnë të shkëlqejnë në garat ndërkombëtare duke dalë prej tyre sërish me medalje.
Kësaj here ishte radha e Nora Gjakovës e cila ia arriti të rrëmbente medaljen e bronztë në në garat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit, për kategorinë deri në 57 kg.
Nora Gjakova arriti të fitonte përball portugezes Telma Monteiro dhe të rrëmbente një vend në podiumin e fituesve
Krahas medaljes, Nora fitoi edhe 700 pikë Olimpike të nevojshme për të arritur në lojërat olimpike Tokio 2020. (A2 Televizion)