Sindikata e Arsimit të Lartë zhvillon një protestë të fakulteti i Shkencave të Natyrës në kryeqytet pasi qeveria nuk përfshiu kërkesat e tyre as në paketën e dytë të rezistencës. Përballë fakultetit ndodhen rreth 200 pedagogë të fakultetit dhe dhjetëra të fakulteteve të tjerë, si dhe mbështetës të kauzës. Arsimtarët kërkojnë në veçanti rishikimin e pagës së tyre. Sipas tyre, prej vitit 2004 për këtë kategori nuk janë rritur pagat dhe as janë indeksuar sipas inflacionit. Ata kërkojnë edhe rritje të buxhetit për kërkimin shkencor, si dhe rritje të pagës për orët suplementare. Sipas profesorit të Biologjisë Aleko Miho, protesta vjen për të kërkuar në veçanti dinjitetin për një kategori të harruar, por tejet të rëndësishme për shoqërinë. (A2 Televizion)
Nuk u përfshinë në paketën e rezistencës, arsimtarët në protestë: Përfaqësojmë elitën, jemi lënë në harresë
